Vetëm një herë
në jetë do ta jetoni kete moment.
Bëni zgjedhjen e duhur!

2 Fakultete
6 Departamente
10 Programe Bachelor
13 Programe Master

Mundësi shkëmbimi me universitetet
më të njohura ne Europë dhe SHBA

Jetë studentore dinamike.
Pjesmarrje ne klube studentore.

Mbeshtetje ne planifikimin e karrieres.
Bedër mbështet studentët ne integrimin
me tregun e punës.

Rreth Bedër

Informacion i përgjithshëm

Kolegji Universitar Bedër u themelua në prill të vitit 2011 me vendim nr.286, datë 6.4.2011 të Këshillit të Ministrave dhe në tetor nisi vitin e parë akademik. Bedër funksionon si një institucion jofitimprurës, i cili synon të përgatisë brezat e rinj në arsimin e lartë jopublik në Shqipëri. Duke qenë në këtë status, vazhdimisht Bedër mbështet studentët e suksesshëm, të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta. Bedër është i organizuar në 2 fakultete, 6 departamente, 1 qendër kërkimore, duke ofruar programe studimi në nivelin bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe profesionale, të cilat janë:

photo
  • Shkenca Kompjuterike
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Informatikë Ekonomike
  • Financë Kontabilitet
  • Gazetari dhe Komunikim Multimedial
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Drejtësi (5 vjet)
  • Shkenca Islame
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Programim në Web (2 vjet)
  • Multimedia dhe Dizajn Grafik (2 vjet)
Apliko online

Gjithashtu, Kolegji Universitar Bedër ofron edhe 13 profile studimi në nivelin master profesional dhe master shkencor, të cilat janë:

  • Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike
  • Master i Shkencave në Drejtësi - Profili e Drejtë Penale
  • Master i Shkencave në Drejtësi - Profili e Drejtë Ndërkombëtare
  • Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi - Profili Gazetari
  • Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi - Profili Marrëdhënie Publike
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • Master i Shkencave në Shkenca Islame
  • Master i Shkencave në Studime Religjioze - Profili Dialogu Ndërfetar
  • Master i Shkencave në Studime Religjioze - Profili Edukim Fetar
  • Master i Shkencave në Studime Religjioze - Profili Lidershipi Fetar
  • Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze - Profili Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë
  • Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze - Profili Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët
  • Formim i Vazhduar Psiko-Pedagogjik

Ky institucion është kthyer tashmë në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë në të gjithë Shqipërinë, vendet e rajonit dhe më gjerë.

PLANIFIKIMI I KARRIERËS SUKSESI NË PUNËSIMIN E TË DIPLOMUARVE

Në këtë drejtim Kolegji Universitar Bedër ka ndërtuar një strategji të qartë. Zyra e planifikimit të karrierës së bashku me këshilluesit e karrierës në secilin departament fillimisht ka ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh ku bëjnë pjesë kompanitë më të rëndësishme private që operojnë në treg dhe institucionet publike.

Planfikimi i karrierës fillon shumë më herët sesa studenti të diplomohet. Kjo zyrë në sajë të këtij database kompanish dhe institucionesh u siguron studentëve praktikat profesionale në mënyrë që ata të praktikojnë njohuritë teorike që marrin gjatë leksioneve. Sigurisht që praktikat shërbejnë edhe për të njohur rregullat e tregut të punës dhe për të ndërtuar kontaktet e para.

photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo
photo

6 Arsye pse duhet të zgjedhësh Bedër

Universiteti është vendi ku formësohet e ardhmja juaj! Vendimi për të studiuar është momenti më i rëndësishëm. Nëse vendosni të studioni në programet që ofron Bedër ju keni bërë zgjedhjen më të mirë

Staf akademik cilësor dhe i përkushtuar.

Bursa studimi, mbështetje në ekselencën.

Mbështetje dhe siguri për planifikimin e karrierës.

Programe shkëmbimi me universitete në Europë dhe SHBA.

Praktika studentore në kompani brenda dhe jashtë vendit.

Ambient multikulturor me studentë nga vende të ndryshme të botës.

Departamentet

Tarifat
Programi i Studimit Tarifa Vjetore
Formim i Vazhduar Psiko-Pedagogjik 800 €
Të gjithë programet MASTER 242,000 lekë

Video

video image
video image
video image
video image

Kriteret e pranimit

Pranimet në Bachelor

Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universitar Bedër, sipas ligjit në fuqi për arsimin e lartë dhe udhëzimeve të MAS, duhet të regjistrohen dhe të aplikojnë nëpërmjet sistemit U-Albania. Në raundet e përcaktuara çdo vit, ata përzgjedhin si preferencë të paktën një nga degët tona dhe pasi shpallen fitues, duhet të ndjekin procedurat për regjistrimin final.

Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 6.5 për të aplikuar në këto degë:

  • Bachelor në Shkenca Kompjuterike
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Shkenca Komunikimi
  • Drejtësi (5 vite)
  • Shkenca Islame
  • Informatikë Ekonomike
  • Financë Kontabilitet

Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 4.5 për të aplikuar në këto degë:

  • Multimedia dhe Grafik Dizajn (2 vite)
  • Programim në Web (2 vite)

Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 7 për të aplikuar në këto degë:

  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Mënyra e vlerësimit për t’u shpallur fitues

  • Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme (VKM), e cila përfshin edhe provimet e maturës, në vlerësimin për nxjerrjen e aplikantëve fitues zë masën 70 %.
  • Intervista nga komisioni i vlerësimit, i formuar nga departamenti përkatës, zë masën 30 %.
  • Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj.

Dokumentacioni i nevojshme për regjistrim:

Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar pranë Kolegjit Universitar Bedër.

Për studentët shqiptarë:

  • Diploma dhe lista e notave të shkollës së mesme (origjinale ose të noterizuara).
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • 2 fotografi.
  • Mandati bankar i pagesës.

Për studentët e huaj:

  • Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, gjithashtu të njehësuara nga QSHA-ja.
  • Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe gjithashtu të njehësuara nga QSHA-ja.
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit).
  • Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri.
  • 2 fotografi.
  • Mandati bankar i pagesës.
  • Dëshmi e gjuhës së huaj (sipas programit të studimit).
Studenti në fokus të universitetit !