Rreth Bedër

Informacion i përgjithshëm

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë “ Bedër” u themelua në prill të vitit 2011 me vendim  nr.286, datë 6.4.2011 të Këshillit të Ministrave dhe në tetor nisi  vitin e parë akademik.

Bedër ofron programe studimi në fushën e degëve sociale, duke synuar të sjellë një profil të qartë në tregun e arsimit të lartë shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu funksionon si një institucion jofitimprurës i cili synon të përgatisë brezat e rinj në arsimin e lartë jopublik në Shqipëri. Bedër është themeluar në statusin jofitimprurës dhe mbështet studentët e suksesshëm të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta pranë këtij institucioni.

Hëna e Plotë "Bedër" është i organizuar në 2 fakultete, 6 departamente dhe 19 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë (bachelor & master) në:  Drejtësi , Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Turke dhe  Shkenca Edukimi,.
Ky institucion është kthyer tashmë  në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë në të gjithë Shqipërinë, vendet e rajonit dhe më gjerë.

Website zyrtar i Bedër

PLANIFIKIMI I KARRIERËS
SUKSESI NË PUNËSIMIN E TË DIPLOMUARVE

Në këtë drejtim Shkolla e Lartë Hëna e Plotë "Bedër" ka ndërtuar një strategji të qartë. Zyra e planifikimit të karrierës së bashku me këshilluesit e karrierës në secilin departament fillimisht ka ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh ku bëjnë pjesë kompanitë më të rëndësishme private që operojnë në treg dhe institucionet publike.

Planfikimi i karrierës fillon shumë më herët sesa studenti të diplomohet. Kjo zyrë në sajë të këtij database kompanish dhe institucionesh u siguron studentëve praktikat profesionale në mënyrë që ata të praktikojnë njohuritë teorike që marrin gjatë leksioneve. Sigurisht që praktikat shërbejnë edhe për të njohur rregullat e tregut të punës dhe për të ndërtuar kontaktet e para.

6 Arsye pse duhet të zgjedhësh Bedër

• Universiteti është vendi ku formësohet e ardhmja juaj! • Vendimi për të studiuar është momenti më i rëndësishëm • Nëse vendosni të studioni në programet që ofron Bedër • ju keni bërë zgjedhjen më të mirë
  • Staf akademik cilësor dhe i përkushtuar
  • Bursa studimi; mbështetje në ekselencën;
  • Mbështetje dhe siguri për planifikimin e karrierës
  • Programe shkëmbimi me universitete në Europë dhe SHBA;
  • Praktika studentore në kompani dhe institucione brenda dhe jashtë vendit;
  • Ambient multikulturor me studentë nga  vende të ndryshme të botës.

Pranimet në Bachelor

Rektorati cakton një komision për përzgjedhjen e kandidatëve. Ky komision bën përzgjedhjen e studentëve në bazë të dokumentacionit të paraqitur. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme duke përfshirë edhe provimet e maturës, në masën 70%.
  • Intervista nga komisioni i vlerësimit, i formuar nga departamenti përkatës, në masën 30%.
  • Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
Të gjithë aplikantët  duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër).

Për studentët shqiptarë:
  • Diploma origjinale e shkollës së mesme;
  • Lista e notave origjinale e shkollës së mesme;
  • Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit;
  • Raport mjekësor;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.

Për studentët e huaj:

  • Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Raport mjekësor, me vulë “Apostile”, i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);
  • Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.

Kontakto

*